Flash

Nuk ka asnjë datë të lirë: Lega vendos që Monza-Bologna të luhet, pavarësisht plagosjes me thikë të Marì

Lapsi.al 29 October 2022
Nuk ka asnjë datë të lirë: Lega vendos që Monza-Bologna

Monza-Bologna, ndeshja e javës së 12 të Serie A, do të luhet rregullisht sipas programit, të hënën e 31 tetorit në orën 20:45. Drejtori i Përgjithshëm Adriano Galliani i kishte kërkuar Lega Serie A shtyrjen e ndeshjes. Motivi ishte i qartë: "Skuadra është nën shok për çështjen e Pablo Marì. Mbrëmë dëgjova lojtarët tanë që po qanin. Fola me Pessinën për gjysmë ore. Kjo është një dhomë zhveshje miqsh. Prandaj kërkuam shtyrjen e ndeshjes, tani të shohim se çfarë do të ndodhë”. Por kërkesa është refuzuar.

Apeli i Gallianit dështoi dhe për këtë arsye ndeshja kundër Bolonjës do të luhet rregullisht. Kjo pavarësisht ngjarjes ku u përfshi Pablo Marì, i plagosur me thikë pas shpine të enjten në një qendër tregtare në Assago. Në këto orë është vlerësuar një datë alternative, por për shkak të Kupës së Botës, sfida i binte të luhej më 9 shkurt 2023. Afër ndeshjes së kthimit Bologna-Monza, e planifikuar për në 12 shkurt. Një zgjidhje e pavlerësuar nga emilianët. Në atë moment u konsiderua një shtyrje 1-2 ditësh për t'i dhënë kohë lojtarit për t'u larguar nga spitali, por te Monza zgjidhja nuk ndryshoi shumë. Për këtë arsye ndeshja mbetet në datën e caktuar.

Lexo më tej: E FUNDIT/ Sulm me thikë në Milano, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

Mbrojtësi spanjoll, i shtruar në spitalin Niguarda, është operuar mëngjesin e sotëm në muskujt e shpinës. Operacioni shkoi mirë dhe tashmë nis rehabilitimi i gjatë për Marì. Mes pushimit, rehabilitimit dhe rikuperimit të formës, rikthimi i tij në fushë nuk pritet para tre muajve.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI