Flash

Ish-sulmuesi i Norvegjisë, dy vjet burg për evazion fiskal, Carew fajson mikun e tij: “I besova, më kontrollonte si një kukull”

Lapsi.al 29 October 2022
Ish-sulmuesi i Norvegjisë, dy vjet burg për evazion fiskal, Carew

Ish-futbollisti i Roma dhe Aston Villa, John Carew, përballet me dy vjet burgim për shkelje të dyshuara të evazionit fiskal. Përveç burgimit, gjykata e qarkut të Oslos ka kërkuar edhe një gjobë të rëndë prej 540,000 NOK për norvegjezin, pak më shumë se 50,000 euro. Edhe më parë, ish-sulmuesi nuk e kishte mohuar fajin e tij. Kjo pas denoncimit për mashtrim të paraqitura nga Autoriteti Tatimor Norvegjez. Për më tepër, sipas akuzës, Carew ka patur edhe shumë mundësi për të korrigjuar informacionin e dhënë autoriteteve. Por më vonë ai ishte bindur që të mos e bënte këtë.

Lexo më tej: Video/ Neymar në gjyq: “Firmosja atë që më thoshte babai”. Rrezikon dy vjet burg e 10 milionë euro gjobë

Siç raportohet nga Daily Mail, ish-sulmuesi i kombëtares norvegjeze tha se veprimet e tij ishin rezultat i këshillave jo të mira të mikut, avokatit dhe ish-menaxherit të tij Per A. Flod. Ai, në fakt, e kishte bindur Carew që të mos zbulonte të ardhurat dhe pasuritë jashtë vendit të tij të origjinës. “I besova verbërisht”, tha ish-lojtari në daljen e tij të fundit në gjykatë. Për të përfunduar më pas: "Isha i bindur se ai kishte të drejtë. Ai më kontrollonte pothuajse si një kukull".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI