Flash

Kastrioti dërrmon Bylis, Bellai kapet me arbitrat dhe i bëhet barrierë ekipit: "Unë kam fajin i pari, pastaj këta"

Lapsi.al 29 October 2022
Kastrioti dërrmon Bylis, Bellai kapet me arbitrat dhe i bëhet

Një fitore e shpresuar dhe një rrëzim i pamenduar. Kastrioti është imponuar 3-0 përballë Bylis, duke marrë një fitore të rëndësishme, që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit. Për të besuarit e Çelës një provë karakteri, pas humbjes me Laçin. Humbja e dytë radhazi e Bylis, që edhe këtë herë ka ankesa për arbitrimin.

Kastrioti dominoi lojën, edhe pse për avantazhin në pjesën e parë shërbeu penalltia e Morbek. Ky ishte edhe episodi që shkaktoi më shumë polemika e tension edhe në tribuna. Ballshiotët kanë protestuar por sigurisht pa mundur të ndryshojnë verdiktin. Në pjesën e dytë pastaj ishte shumë më e thjeshtë për krutanët të shënonin me Selmanin dhe sërisht brazilianin, duke likuiduar mallakastriotët 3-0: "Për mua e rëndësishme është fitorja 0 tha tekniku i Kastrioti Çela pas ndeshjes -. Tre gola është më mirë për moralin e ekipit. Ishte një nxjerrje dufi nga ekipi, sepse morëm një humbje të pamerituar me Laçin. I lamë alibitë, i lamë justifikimet, u fokusuam te puna. Të gjithë lojtarët u fokusuan te vetja e tyre.

Lexo më tej: Bylis “i vjedhur” në Shkodër, presidenti Kapllanaj akuzon: “Kam parë tendencë, kasta e vjetër Beqiri, Pregja e Meta”

AKUZAT E BELLAIT

Fitorja qetëson Kastriotin, në vendin e 5 me 13 pikë.Por rezultati komplikon renditjen e Bylis, që përfundon në zonën e playout me 11 pikë. Tekniku i ballshiotëve Arjan Bellai ka qenë i pakënaqur me lojën e të tijve ndaj Kastriotit, por edhe arbitrimi. Sipas gjirokastritit, ka një tendencë të caktuar kundër Bylis, edhe pse pranon gabimet e skuadrës: “Në këtë ndeshje e meritonim humbjen. Po punojmë shumë me psikologjinë e futbollistëve - tha ai -. Rasti i penalltisë? Unë para se të vij këtu shoh çdo episod. Kur sheh për kaq shumë minuta me kaq hollësi, sheh edhe nëse është faull, është e qartë. Është e qartë, që e mban futbollisti i Krujës, duhet parë edhe kjo, nuk duhet parë vetëm nëse është penallti. Nuk ankohemi kot, por sot e meritonim humbjen, se sot nuk ishim në asnjë aspekt".

Tekniku pastaj është bërë mburojë para skuadrës: "Unë flas përditë me presidentin, këta lojtarë që kemi janë të shkëlqyer. Çfarë kemi bërë i kemi bërë me këta, unë kam fajin i pari, pastaj këto. Unë kam bërë përzgjedhjen, kam parë kush është më i lodhur, edhe anën psikologjike. Gjyqtari u desh ndërhyrja e katërt që të jepte karton te mbrojtësi i djathtë, ne na jepet e kundërta, që në ndërhyrjen e parë. Kjo nuk më pëlqen. Nuk më pëlqeu as nxemja e ekipit, nuk më pëlqeu, nuk më ka ndodhur më parë. Deri dje ishim shkëlqyer, thashë shyqyr Zotit janë në të njëjtën gjendje fizike e dëshirë për të luajtur".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI