Flash

Një penallti në minutën e 100 trondit Vllazninë: Erzeni rikuperon dy gola e i rrëmben pikë në 'Loro Boriçi'

Lapsi.al 29 October 2022
Një penallti në minutën e 100 trondit Vllazninë: Erzeni

Befasia e shkaktuar në debutim me atë humbje që Vllaznia e konsideroi nënvleftësim, nuk paska qenë rastësi. Shkodranët janë befasuar nga Erzeni edhe në Loro Borici, në një 2-2 dramatik për javën e 10-ë të Superiores. Një rikuperim fantastik i shijakasve, që në disavantazhin e golave të Aralica dhe Mala, u përgjigjën me Nonato dhe Kahrimanoviç. Në fund vendosi penalltia e realizuar në minutën e 100’ të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të ruajë vendin e dytë në renditje, teksa Vllaznia në të tretin me një pikë më pak. E megjithatë, Mirel Josa mundohet të mos krijojë polemika: "Nuk mund të thuash çështje fati, ishte një tensionim në minutat e fundit, se ndeshja mund të përfundonte edhe 2-1. Problemi ishte që topi u godit nga lojtari i Erzenit dhe ra në dorën e futbollistit tonë, nuk kemi çfarë të themi. Në fund të ndeshjes një herë e merr rezultatin, një herë e humb atë".

FILOZOFIA E KAPLLANIT

Kjo është ndeshja e tretë në 10 javë që mbrojtja e Erzenit lejon prekjen e rrjetës. Por Kapllani megjithatë kapet fort pas një pike në një transfertë si ajo e Shkodrës: “Jam i kënaqur për dy gjëra - the tekniku i shijakasve -. Që skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që i kishim vënë vetes si qëllim këtu në ‘Loro Boriçi’. Nuk erdha për t’u mbrojtur në Shkodër, erdha për të bërë lojën tonë e rezultate pozitive. Por ky është futbolli, ndaj është emocional dhe i bukur. Nuk është se vodhëm diçka këtu, morëm atë që meritonim".

Erzeni vazhdon të jetë një realitet i bukur në Superiore dhe objektivat e skuadrës edhe mund të kenë ndryshuar, pavarësisht se askush nuk flet: "Mendojmë se është fillimi i fazës së dytë, ndeshja e parë e fazës - shtoi Kapllani -. Mendojmë se na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë, shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Mendojmë që edhe këto ndeshje që na kanë mbetur deri te ndalesa të jemi me këtë moral dhe entuziazëm".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI