Flash

Sirenat e alarmit sinjalizuan sulm ajror në Lviv: ndërpritet ndeshja, lojtarët e Shakhtar futen në strehim

Lapsi.al 30 October 2022
Sirenat e alarmit sinjalizuan sulm ajror në Lviv: ndërpritet ndeshja,

Ndeshja e kampionatit elitar ukrainas mes Shakhtar Donetsk dhe Oleksandriya u ndërpre për rreth një orë, për të rifilluar e përfunduar më pas 2-2. Sipas raportimeve nga shtypi vendas fillimisht dhe më pas nga vetë Shakhtar në faqen zyrtare u mësua edhe arsyeja. Ndërprerja ndodhi për shkak të një sulmi ajror nga forcat ruse në qytetin e Lviv.

Kur ndeshja ishte në rezultatin 1-0 për Oleksandriya e mbeteshin edhe 5 minuta nga mbyllja e pjesës së parë, u dëgjuan sirenat e alarmit. Kështu, sipas rregullores të miratuar nga Federata ukrainase përpara startit të kampionatit, të dy skuadrat janë kthyer menjëherë në dhomat e zhveshjes. Pranë stadiumeve në Ukrainë ka gjithnjë një strehim ku futbollistët dhe stafet e tyre mund të futen në rast bomardimi.

Lexo më tej: Dyer të mbyllura e strehim në bunker nëse bie alarmi për bombardime: Ukraina rinis kampionatin

Kampionati ukrainas ka rifilluar me masa maksimale sigurie. Stadiumet janë të zbrazëta, sepse luhet me dyer të mbyllura për të mos rrezikuar njerëzit. Në këtë pikë, sistemi i alarmit aktivizohet në rrezikun më të vogël. Pasi pushuan sirenat e alarmit, ndeshja rifilloi përsëri dhe përfundoi me rezultatin 2-2. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 5' me Tsurikov, por zhvillimet kryesore erdhën pas rifillimit. Vetëm dy minuta pas një ore ndërprerje Mykhaylichenko barazoi rezultatin. Shakhtar mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të Taylor në minutën e 56. Edhe me 10 lojtarë, Shakhtar gjeti avantazhin me Mudryk tetë minuta nga fundi. Por kur u mendua një fitore e tyre, Demchenko barazoi 2-2 në minutën e 86'.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI