Flash

Video/ Mësuan lajmin e vra*jes së kryetifozit Boiocchi: shikoni momentin kur ultrasit e Inter braktisën San Siron

Lapsi.al 30 October 2022
Video/ Mësuan lajmin e vra*jes së kryetifozit Boiocchi: shikoni

Curva Nord e Inter u zbraz gjatë pushimit të ndeshjes kundër Sampdorias, në shenjë respekti për vrasjen e një prej kryetifozave të saj historikë. Vittorio Boiocchi, 70 vjeç, mbeti i vrarë në një pritë me armë zjarri poshtë shtëpisë së tij, një orë para ndeshjes në Milano. Boiocchi u godit nga të paktën tre plumba pistolete që e goditën në qafë dhe gjoks. Ai u transportua në spitalin e San Carlo në gjendje kritike, por humbi jetën pak më vonë.

Lexo më tej: Video/ Inter pa mëshirë ndaj Stankovic: 3-0 ndaj Samp e fitorja e katërt radhazi

Me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Boiocchi, Curva Nord tërhoqi menjëherë pankartat dhe pushoi së kënduari kore. Më pas, në fund të pjesës së parë Curva Nord u zbraz në shenjë ngushëllimi. Boiocchi ishte me shumë precedentë. Kanë qenë disa dënimet ndër vite: grabitje, trafik droge dhe rrëmbim personi. Ai kishte kaluar mbi 26 vjet në burg, herën e fundit ishte arrestuar në vitin 2021 nga Skuadra Lëvizëse, që tani po hetojnë vrasjen e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=umTZ31i84IM

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI