Flash

Eto’o, çfarë sulmi ndaj Henry: “Nuk ishte në nivelin tim, por as në atë të Anelka”

Lapsi.al 30 October 2022
Eto’o, çfarë sulmi ndaj Henry: “Nuk ishte në

Samuel Eto'o, gjatë një interviste, foli për ish-shokun e skuadrës Thierry Henry dhe përdori fjalë therëse ndaj tij. Ish-sulmuesi i Barcelonës tha se francezi nuk ishte në nivelin e tij. Pohime që me siguri do të shkaktojnë diskutim. Henry, një rekordmen në paraqitje dhe gola me fanellën e Arsenal, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Premier League. E përvec kësaj edhe si një nga sulmuesit më të mirë ndonjëherë. Për Eto'o, megjithatë, francezi nuk ishte aq i mirë. Të dy kanë luajtur së bashku për Barcelonën. Thierry iu bashkua blaugranave në vitin 2007 pas 8 sezonesh në fanellën e Gunners.

Në atë kohë, kamerunasi ishte një nga kampionët më të mëdhenj të Camp Nou dhe me sa duket nuk i bëri përshtypje francezi. Së bashku ata fituan një tripletë historike në sezonin 2008-09 nën drejtimin e Pep Guardiolës. Më pas Eto'o u largua nga Barcelona për t'u transferuar te Inter dhe pas 13 vitesh u kthye për të folur për ish-shokun e tij të skuadrës.

DEKLARATA KONTROVERSE

Gjatë intervistës, kamerunasi tha se Henry nuk ishte edhe aq i fortë dhe se Nicholas Anelka ishte sigurisht një lojtar më i mirë: "Çfarë mendoj unë për Thierry Henry? Mendoj se nuk ishte në nivelin e Anelka. Ishte i aftë, por unë preferoja lojtarë të tjerë ndaj tij. Në çdo rast nuk ishte në nivelin tim. Fati apo fati i keq që pata ishte të mos luaja për Francën. Ata që luanin për Francën kishin 70% më shumë. Jo sepse ishin të fortë, por sepse Franca i shiste më mirë. Na i shitën dhe i sollën në nivelin tonë”.

Tifozët e Henry nuk reaguan mirë ndaj komenteve të Eto'o dhe në rrjetet sociale e kanë sulmuar kamerunasin: "Dua atë që pi Eto'o", ka bërë shaka një tifoz në Tëitter. Një tjetër shtoi: “Unë e adhuroj Eto'o, por këtu ai është padyshim gabim”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI