Flash

Video/ Veprimi i pakuptimtë teknik i Antony i tërbon të gjithë në Manchester: Neymar i del në mbrojtje

Lapsi.al 30 October 2022
Video/ Veprimi i pakuptimtë teknik i Antony i tërbon të
Manchester United fitoi përballë Sherifit në Europa League, por më shumë se ndeshja vëmendjen e mori Antony. Braziliani, për shkak të një veorimi të pakuptimtë, tërboi trajnerin ten Hag dhe tifozët. E përvec tyre shkaktoi edhe kritika nga komentuesit dhe shtypi britanik. Neymar është i vetmi që i ka dalë në mbrojtje brazilianit në këtë rast. Djajtë e Kuq, në Old Trafford, fituan 3-0 kundër Sherifit dhe ruajtën vendin e dytë në renditjen e Grupit E të Europa League. Pavarësisht suksesit nuk munguan kritikat. Ai që i zemëroi të gjithë ishte Antony. Braziliani, i cili mbërriti në Manchester në verë nga Ajax, ishte në fushë që nga minuta e parë, por performanca e tij befasoi negativisht. Veçanërisht në minutën e 37′, me sfidën ende 0-0, ai bëri një veprim që tërboi ten Hag dhe tifozët. Pasi mori një top në krah, braziliani i palëvizshëm në vend dhe me topin në këmbë, bëri një rrotullim 360 ° rreth vetes dy herë.

MBROJTJA E NEYMAR

Nuk është hera e parë që 22-vjeçari bën këtë lloj veprimi, e cila quhet “Spin” dhe është një nga të preferuarat e tij. Aftësi shpesh e dobishme, por që në atë moment nuk kishte kuptim, madje nuk shërbente për të shpërqendruar asnjë kundërshtar, përkundrazi. Antony e dërgoi edhe topin jashtë fushës. Trajneri e shikoi me mosbesimin dhe, në pjesën e parë, vendosi ta zëvendësonte. Nuk kanë munguar kritikat, shumë komentues e kanë quajtur “të turpshme”. Por ka edhe nga ata që kanë vendosur të dalin hapur në mbrojtje të Antony. Neymar, i mësuar me kritika të vazhdueshme, ka vendosur të mbrojë publikisht shokun e tij të kombëtares. Ylli i PSG-së ka shpërndarë një video të lojës së 22-vjeçarit në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Vazhdo kështu, mos ndrysho asgjë! Provoje djalosh! Guxim dhe gëzim”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI