Flash

Video/ Me top të kuq e mes ngricës Teuta trimfon në Korçë: "ujqve" nuk i ngjit aq shumë dëbora

Lapsi.al 27 January 2022
Video/ Me top të kuq e mes ngricës Teuta trimfon në

Skënderbeu del i mundur në një fushë ku ndoshta duhet të kishte bërë më mirë, por në kthim duhet tjetër gjë që për respektuar statusin e finalistit të vjetshëm. Vendosi Hebaj në pjesën e dytë që i dha Teutës fitoren 0-1 në fushën e mbuluar nga dëbora.

Kushtet e vështira të fushës kanë penguar jo pak dy skuadrat të japin në fushë maksimumin e tyre, me kualitetet teknike të vëna në provë të vështirë nga terreni. Kështu, u luajt një ndeshje pa shumë raste, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën, bregdetarët u munduan të ndryshonin dicka në lojë dhe u shtynë përpara me goditjet nga distanca të Dajës dhe Aleksit, duke përfituar edhe nga mungesa e reagimit të bardhekuqve.

Golin të vetëm të sfidës e shënoi Rubin Hebaj, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së korçarëve, por situata mund të ishte bërë më e ndërlikuar nëse Acquah nuk do të ishte pikasur në pozicion jashtë lojë, duke bërë që goli i dytë të anullohej. Debutim me fitore për Renato Arapin, që natyrisht me renditjen në kampionat e ka vënë gjithë fokusin te Kupa. Skuadra e Memellit tani duhet të bëjë të pamundur të mposhtë Teutën në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana” për të synuar kualifikimin.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI