Flash

Hysaj zyrtarizohet nesër te Lazio: ja paga e shkodranit dhe roli ku do të luajë me kërkesën direkte të Sarrit

Lapsi.al 30 June 2021
Hysaj zyrtarizohet nesër te Lazio: ja paga e shkodranit dhe roli ku do

Blerja e parë e epokës Sarri tek Lazio do të jetë Elseid Hysaj. Shkodrani, lojtari më i përdorur nga trajneri toskan në karrierën e tij, do ta ndjekë edhe në kryeqytet. Së bashku ata kanë qenë te Empoli, së bashku kanë bërë hapin drejt Napolit, së bashku duan të përjetojnë aventurën me Lazion. Bardhekaltrit, në këtë sesion merkato, tashmë e kanë mbyllur marrëveshjen për Kamenovic, por lëvizja ishte kryer në janar, kur në pankinën e bardhekaltërve ishte ende Inzaghi. Prandaj Hysaj do të ishte blerja e parë, e vërtetë, e epokës së Sarrit. E para e kërkuar nga ai.

Të enjten do të ketë një takim mes menaxherit të lojtarit (Mario Giuffredi) dhe klubit. Sidoqoftë, tashmë ka një marrëveshje mes palëve: anësori shqiptar do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me 1.8 milion euro në sezon. Në gjendje të luajë në të djathtë dhe të majtë në mbrojtjen me 4 vetë, Hysaj, i cili do të mbërrijë në Romë në një transferim të lirë, pasi të lirohet nga Napoli, do të ndihmojë shokët e tij të skuadrës për të kuptuar lëvizjet e kërkuara nga trajneri toskan. Me Sarrin shqiptari duhet të luajë në korsinë e majtë, edhe sepse në anën e kundërt, për momentin, Lazio ka Lazzari dhe Marusic në organikë. Njoftimi zyrtar i mbylljes së marrëveshjes mund të mbërrijë nesër. Blerja e parë e epokës Sarri do të jetë lojtari më i përdorur nga trajneri toskan. Sarrizmi merr formë edhe te Lazio.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI