Flash

Belgjika rikuperon De Bruyne kundër Italisë: për Hazard është një garë me kohën

Lapsi.al 30 June 2021
Belgjika rikuperon De Bruyne kundër Italisë: për Hazard

Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë për ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa më vështirë është që në kundër të kaltërve të jetë edhe numri 10 Eden Hazard. Kontrollet përjashtuan dëmtimin serioz të të dy lojtarëve, por është më lehtë të rikuperojë për mesfushorin e Manchester City, i cili pësoi një ndrydhje në kavilje, sesa për yllin e Real Madrid, i cili ndjen një tërheqje muskulare. Ndeshja kundër Italisë, e planifikuar për të premten në Mynih, është shumë afër për ta rrezikuar fantazistin, por Martinez do të presë deri në fund për të mësuar nëse mund ta hedhë në fushë në varësi të ndeshjes delikate.

Kështu, De Bruyne me siguri do të jetë kundër italianëve, Hazard vështirë se mund të luajë nga fillimi. Kjo u raportua nga gazeta belge 'Nieuësblad' në lidhje me gjendjen e dy talenteve të kombëtares belge që dolën të dëmtuar nga ndeshja kundër Portugalisë. "Lajmet për ata të dy janë shumë pozitive, por do të jetë një garë me kohën", tha optimist trajneri i Belgjikës Roberto Martinez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI