Flash

Moment historik për La Liga, arbitrat spanjollë bëhen profesionistë: përcaktohen pagat

Lapsi.al 30 June 2021
Moment historik për La Liga, arbitrat spanjollë bëhen

Nga e enjtja e 1 korrikut, drejtuesit e ndeshjeve në La Liga do të jenë zyrtarisht profesionistë. Kjo është risia historike e futur nga kampionati spanjoll: tani arbitrat nuk do të jenë më në gjendje të kryejnë punë të tjera paralelisht, siç ndodhte deri tani. Marrëveshja gjithashtu ka përcaktuar shumat e pagave që profesionistët e rinj do të marrin.

Kontrata e nënshkruar flet për "një marrëdhënie të veçantë pune, në baza të rregullta, në praktikën e sportit profesionist, mes një sportisti profesionist, që është gjyqtari që i përkushtohet këtij sporti mbi një bazë vullnetare sipas rregullave, dhe një kompanie sportive, RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit).

Siç raportohet nga Calcio e Finanza, arbitrat, ndihmësit dhe arbitrat e VAR do të kenë një shpërblim vjetor bruto prej 114,121 euro (duke përjashtuar të ardhurat që vijnë nga funksione specifike), në dhjetë këste, nga të cilat, megjithatë, kontributi i sigurimeve shoqërore do të zbritet. Këtyre dhjetë pagesave do ti shtohen edhe tarifat për ndeshjet individuale. Për arbitrat e Primera Division, të La Liga, shuma do të jetë rreth 4,300 euro. Zbret në kuotën 1,928 euro shuma për Segunda Division.

Sa për shpërblimin e rezervuar për punonjësin e VAR, çdo ndeshje do të ofrojë një fitim prej 2,100 euro për kampionatin elitar, 964 euro për kampionatin inferior. Kontrata parashikon gjithashtu transferimin e të drejtave të imazhit të arbitrave individualë dhe kolektivë te RFEF, në këmbim të një shume bruto prej 22,842 euro.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI