Flash

"Rieduko tët bir...": E ëma e Rabiot sherr me prindërit e Pogba e Mbappe, i konsideron fajtor për eleminimin e Francës

Lapsi.al 30 June 2021
"Rieduko tët bir...": E ëma e Rabiot sherr me prindërit

“Paul Pogba i shpërqendruar, Kylian Mbappé arrogant”. Eleminimi i Francës në 1/8 e Euro 2020 përballë Zvicrës i ka befasuar të gjithë tifozë e jo vetëm, që kanë shpejtuar ti bëjnë gjyqin skuadrës së Deschamps, madje drejtpërdrejtë nga shkallët e stadiumit rumun, në mënyërn më të shëmtuar të mundshme. Veronique Rabiot, e ëma e futbollistit të Juventus Adrien, pas 3-3 të Gavranovic i është kthyer prindërve të Pogba, e më pas atyre të Mbappé në fund të ndeshjes.

Mamaja-menaxhere e Rabiot, e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të vecantë, sipas asaj që bënë të ditur mediat franceze i ka tejkaluar limitet. Në shënjestrën e Veronique kanë qenë Pogba e Mbappé, sipas mendimit të saj përgjegjës për eleminimin e Francës nga Euro 2020 për topin e humbur nga mesfushori para barazimit të helvetëve e pastaj për penalltinë e dështuar nga ylli i Psg. I egër debati i zhvilluar në tribunë me familjet e dy lojtarëve të Francës që nisi menjëherë pas barazimit 3-3 të Gavranovic e përfundoi pas triumfit të Zvicrës.

E ëma e Rabiot i është drejtuar me tërbim prindërve të Pogba, duke i kërkuar llogari si kishte mundësi që mesfushori i United humbi një top të tillë në mesfushë, duke i këshilluar pastaj në fund të ndeshjes të atit të Mbappé të riedukonte të birin e ta bënte më pak arrogant. Këtu nisi sherri edhe më i madh, që nuk duket se mund të mbyllet me kaq.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI