Flash

Messi, lojtar i lirë pas 48 orësh: Barcelona e bllokuar nga Kupa e Amerikës me rrezikun e ndërhyrjes së PSG

Lapsi.al 29 June 2021
Messi, lojtar i lirë pas 48 orësh: Barcelona e bllokuar nga Kupa e

Në më pak se 48 orë Leo Messi nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës, por ai do të jetë pa kontratë dhe praktikisht në merkato. Një situatë shumë delikate, me Pleshtin që do të donte të qëndronte në blaugrana, por ende nuk ka gjetur marrëveshjen përfundimtare për rinovimin dhe vendosjen e firmës në kontratë. Të dhënat flasin për një marrëveshje të përafërt për një periudhë dy-vjeçare deri në 2023, por ka ende distancë financiare për të gjetur akordin. Përveç kësaj, numri 10 aktualisht është i angazhuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës dhe prandaj kohët mund të zgjaten më tej. Fakti mbetet që pas disa orësh, zyrtarisht, Messi nuk do të jetë më i Barcelonës.

Një situatë surreale, edhe pse vullneti i të gjitha palëve të përfshira është të vazhdojnë së bashku. Ajo e Barcelonës që nuk dëshiron të humbasë lojtarin më të fortë në botë dhe ajo e Pleshtit që ka zgjedhur të qëndrojë në Spanjë, edhe për mungesë të alternativave të vlefshme. Hipoteza e Interit u la mënjanë për shkak të mungesës së fondeve, në muajt e fundit testuan terrenin PSG dhe Manchester City pa e bërë asnjëherë deri në fund negociatën për argjentinasin. Shumë para të kërkuara nga numri 10 për ta rrëmbyer atë nga Blaugrana. Kështu do të vazhdohet së bashku, kjo është pothuajse e sigurt, por tifozët katalanas do të donin që firma të vinte sa më shpejt për të qenë më të qetë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI