Flash

Video/ Spanja më e fortë se gafa e portierit e neglizhencat e Enriques: Kroacia shembet në shtesë

Lapsi.al 28 June 2021
Video/ Spanja më e fortë se gafa e portierit e neglizhencat e

Spanja mposht 5-3 Kroacinë e fluturon në cerekfinale të Euro 2020. Ndeshje e cmendur në Kopenaghen: kroatët në avantazh me një autogol të Pedrit në gafën e Simon, por u përmbysën nga golat e Sarabia, Azpilicueta e Torres. Orsic e Pasalic e dërguan sfidën në kohët shtesë në një finale të pabesueshme, por Morata e Oyarzabal I dhuruan suksesin Luis Enrique.

Pas 5-0 ndaj Sllovakisë për Rojan, vjen edhe një 5-3 ndaj Kroacisë, me shumë vuajtje madje edhe atëherë kur nuk mendohej. Nën ritmin spanjoll, ai që përziu kartat në fushë ishte portieri Unai Simon, që gaboi në mënyrë katastrofike në pasimin prapa të Pedrit, që mori faturën e autogolit nga UEFA, por merita e avantazhit kroat ishte pikërisht e portierit që Enrique e preferon ndaj De Geas. Spanja përmbys gjithcka me Sarabia e Azpilicueta e Torres, sepse ballkanasit, që përfunduan Kupën e fundit të Botës në vendin e dytë, pa Perisic me Covid ishin të zakonshëm, pavarësisht pranisë së Luka Modric. Iberikët kanë shënuar 10 gola në dy ndeshje, por treguan brishtësi të mëdha psikologjike, duke qenë se ishin 3-1 e në minutën e 84 'dhe 92' pësuan 3-3 që çoi ndeshjen në kohë shtesë.

Të besuarit e Luis Enrique dominuan për të paktën 80', u fikën në mënyrë të pashpjegueshme në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, rrezikuan kolapsin, por më pas nxorrën në skenë veprimet vendimtare për të arritur cerekfinalen, në fund, më shumë sesa të merituar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI