Flash

Superkupa ngre siparin, finalja e Kupës e ul: Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e sezonit 2021-22

Lapsi.al 28 June 2021
Superkupa ngre siparin, finalja e Kupës e ul: Komiteti Ekzekutiv

Fundi i gushtit ngre siparin e sezonit të ri futbollistik në Shqipëri. Kjo është ajo që ka përcaktuar Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me datat e nisjes dhe përfundimit të edicionit për sezonin 2020-2021, për të gjitha kompeticionet. Anëtarët e KE-së, pasi u njohën me propozimet e paraqitura nga Sektori i Garave, kanë shqyrtuar e më pas miratuar propozimet përkatëse përmes një vendimi qarkullues. Sezoni 2021-2022 do të startojë më datë 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe do të përfundojë më datë 31 maj 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022, ndërsa edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

• Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

• Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.

• Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.

• Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI