Flash

Euro 2020 pa seks për Francën, Griezmann kundërshton: "Kështu nuk mbetet veçse metoda manuale”

Lapsi.al 28 June 2021
Euro 2020 pa seks për Francën, Griezmann kundërshton:

Që nga fillimi i Euro 2020, Franca e Didier Deschamps ka jetuar në një lloj 'flluske' izoluese, por për fat të mirë Covid nuk ka asnjë lidhje me këtë fakt. Që kur filloi aventura evropiane e kampionëve të botës, trajneri i Bleus u ka vendosur një rregull absolut lojtarëve të tij: asnjë grua, të fejuar, mike apo të dashur, të gjithë të mbyllur në hotel. Por kjo situatë ndonjërit edhe ka filluar ti peshojë. "Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet," tha Griezmann për këtë çështje.

Izolimi i detyruar, i cili filloi me grumbullimin në fund të majit, motivohet nga rregullat e rrepta shëndetësore që izolojnë në mënyrë efektive të gjithë delegacionin, por që me kalimin e ditëve është duke u bërë e vështirë të durohet: "Nuk mund të prekim askënd, madje as familjarët", tha Griezmann.

“Abstinenca - pranoi ndërkohë një burim anonim i stafit francez për gazetën Le Parisien - nuk krijon tensione, por është një temë shumë e diskutuar. Edhe sepse bëhet e ndërlikuar duke mos qenë në gjendje as t’i dhurosh një puthje apo një përkëdhelje të dashurës. Lojtarët janë kryesisht 20-vjeçarë në kulmin e forcës së tyre. E kështu nuk i mbetet vecse metoda manuale… ”.

Në fakt, gratë dhe të dashurat më së shumti qëndrojnë në tribuna dhe mund të përshëndeten vetëm në distancë nga fusha, janë ndaluar madje edhe ditët klasike të familjes që janë përdorur gjatë grumbullimit në të kaluarën. Dhe kjo ka të ngjarë të zgjasë shumë, duke pasur parasysh që Franca është favoritja e madhe për fitoren finale: nga finalja e 11 korrikut mungojnë ende edhe dy javë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI