Flash

Video/ Ronaldo eleminohet nga Europiani: trajektorja e Hazard dhe gabimi i Rui Patricios kalon Belgjikën në çerekfinale

Lapsi.al 27 June 2021
Video/ Ronaldo eleminohet nga Europiani: trajektorja e Hazard dhe gabimi i Rui

Belgjika do të jetë kundërshtari i Italisë në çerekfinalet e Euro 2020, të planifikuar për të premten në orën 21:00 në Monako. Kundër Portugalisë, vendosi goli i Thorgan Hazard në fund të pjesës së parë, në mbrëmjen në të cilën edhe vëllai i tij më i famshëm, Eden, ofroi shkëlqime të një cilësie të pakufishme, por kohët e fundit disi e zbehur. Përfundon këtu Europiani i kampionëve në fuqi të Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos, që mbylli në mënyrën më të keqe një sezon për t’u harruar.

Një barazim, në fakt, nuk do të kishte qenë aspak skandaloz. Portugalia, dominuese në pjesën e dytë, humbi dy raste shënime mjaft flagrante me Diogo Jota, një për cdo pjesë loje. Goditi një shtyllë në minutën e 84 me Guerreiro dhe në përgjithësi prodhoi më shumë futboll, kundër një ekipi që gjithmonë e pati të vështirë të mbrohej. Goli i Thorgan Hazard nga jashtë zonës ishte vendimtar, me një Rui Patricio që nuk ishte i pakapshëm në këtë rast, pavarësisht trajektores së cuditshme që mori topi.

Belgjika, e cila luajti një pjesë të dytë të pazakontë, vetëm duke u mbrojtur, vuajti hyrjen në fushë të Joao Felix e Andre Silva, funksionalë në krah të CR7. Portugezëve i mungoi konkretizimi, defekt kronik i Portugalisë që vitet e fundit ishte maskuar nga një Ronaldo jashtëtokësor. Belgjika kalon në cerekfinale dhe Martinez ka marrë sinjale të rëndësishme nga kthimi në nivelet e tij të Eden Hazard. Për t'u monitoruar dëmtimi i De Bruyne, i cili doli nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Pa të dhe me Mertens në fushë, ndryshimi me ulje u kuptua menjëherë. Për fatin e belgëve, treshja mbrojtëse e kolauduar Alderweireld-Vertonghen-Vermaelen tregoi stabilitetin e zakonshëm...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI