Flash

Martinez i krahason të gjithë me Ronaldon: “Nuk do të këmbeja CR7 me De Bruyne”

Lapsi.al 27 June 2021
Martinez i krahason të gjithë me Ronaldon: “Nuk do të

Pasi konsideroi Lukakun si sulmuesin më të mirë në botë, tekniku i Belgjikës Roberto Martinez vazhdon të krahasojë lojtarët e tij me Cristiano Ronaldon, madje duke i zgjedhur ata si më të vyer për të. Ndoshta mund të jetë normale për një trajner të mbështesë lojtarët e tij, por kur vjen puna te Cristiano Ronaldo krahasimet edhe mund të evitohen.

Në konferencën për shtyp në prag të përplasjes së 1/8 mes Belgjikës e Portugalisë, Roberto Martinez iu përgjigj atyre që e pyetën nëse ai do të kishte shkëmbyer Kevin de Bruyne me Cristiano Ronaldo: "Përgjigja është shumë e thjeshtë: punoj me Kevin prej 5 vjetësh dhe kam efeksion për të. Mund të flas për Cristianon si një tifoz i futbollit dhe për këtë arsye në një mënyrë më të shkëputur. Për mua De Bruyne është playmakeri më i mirë në futboll, është një lojtar special që përdor trurin në lojë. Kur ai është në fushë, shokët e tij të skuadrës luajnë më mirë, unë kurrë nuk kam parë dikë si ai. Përgjigjja është e qartë, por kjo është për shkak të afeksionit dhe vlerësimit për djaloshin", shpjegoi Martinez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI