Flash

Video/ Italia fiton vetëm në kohët shtesë: Kalajdzic i shuan ëndërrën e rekordit Donnarummas

Lapsi.al 26 June 2021
Video/ Italia fiton vetëm në kohët shtesë: Kalajdzic i shuan

Italia vuan, por vazhdon rrugën e saj në Euro 2020. Në raundin e 1/8 skuadra e Mancinit mposht Austrinë 2-1 vetëm në kohën shtesë dhe merr të drejtën për tu kualifikuar në çerekfinale, ku përballë do të ketë fituesin e Portugali-Belgjikë. Në Wembley një ndeshje e tensionuar dhe e ekuilibruar në kohën e rregullt: të kaltrit goditë shtyllën me Immobile, ndërsa arbitri Taylor anulloi një gol të Arnautovic. Në kohën shtesë e zgjidhën dy zëvendësuesit Chiesa (95') e Pessina (105'), ndërsa Kalajdzic shënoi në minutën e 114', duke i shuar Donnarummas ëndërrën për të thyer rekordin e Zoff.

Nuk ishte aspak një ndeshje e thjeshtë dhe Italia e rekordeve u përball me një skuadër të organizuar, që ruajti ekuilibrat, pa shkuar në panik. Pas një pjese të parë jo emocionuese, por në të cilën Italia kishte dy mundësi shënimi të qarta me Barella (i aftë Bachmann të devijonte) dhe Immobile (goditi shtyllën e jashtme), Austria mbizotëroi qartë në pjesën e dytë, duke e vënë në vështirësi skuadrën e Mancinit. Var mbajti në lojë të kaltrit, duke anulluar golin e Arnautovic për një pozicion jashtë loje milimetrik, në spondin e Alabas. 0-0 në minutën e 90, me ndjesi se skuadra më e dobët në letër, po performonte më mirë.

Por njeriu i ndeshjes është Chiesa: sapo u fut në fushë në fundin e pjesës së parë, ai spikati, por ndeshjen e zgjidhi në shtesën e parë. Pas pasimit të Spinazzolas (një nga më të mirët në fushë), sulmuesi i Juventus evitoi Laimer me një prekje klasi dhe me të majtën mposhti Bachmann. Një tjetër zëvendësues vendosi firmën e tij në një ndeshje të komplikuar: Belotti lëvizi mirë në zonë, duke e lënë topin për Pessina, që me të majtën mposhti për herë të dytë portierin austriak. Skuadra e Fodas nuk dorëzohet dhe në minutën e 115' shkurtoi diferencën me Kalajdzic, i cili befasoi Donnarumma me kokë. Një gol që prishi ëndërrën e portierit për të vazhduar rrugën drejt rekordit, por që nuk ndaloi dot Italinë të kualifikohej në cerekfinale të Euro 2020, e dyta pas Danimarkës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI