Flash

Italia, dy rekorde me një çerekfinale: skuadra e Mancinit më e 'pathyeshmja' në histori

Lapsi.al 27 June 2021
Italia, dy rekorde me një çerekfinale: skuadra e Mancinit më e

Italia shkoi në çerekfinalet e Euro 2020 në kohën shtesë, duke fiksuar gjithashtu edhe një rekord të dyfishtë, të jashtëzakonshëm. Kombëtarja e Mancinit në fakt është bërë më e "pamposhtura" në histori: në minutën e 89 të ndeshjes kundër Austrisë është thyer rekordi i 1143 minutave me portën të paprekur, që zgjaste që nga viti 1974 dhe rezultati përfundimtar fiksoi ndeshjen e 31 pa humbje, duke lejuar teknikun actual të të kaltërve të kapërcejë një legjendë si Vittorio Pozzo:

Goli i Kalajdzic në minutën e 114 ndërpreu pathyeshmërinë e portës italiane prej 1168, por rekordi mbetet. Ecuria e mëparshmja zgjaste nga 20 shtatori 1972 (fitorja 3-1 ndaj Jugosllavisë) deri më 15 qershor 1975 (fitorja 3-1 ndaj Haitit) dhe në të gjitha ndeshjet ishte Dino Zoff në portë. Sidoqoftë, në këtë rast, nga 14 tetori 2020 (Itali-Hollandë 1-1) deri më 26 Qershor 2021, Donnarumma, Sirigu dhe Meret janë alternuar mes shtyllave. Humbja e fundit e Italisë daton në 10 shtator 2018 kundër Portugalisë 1-0, në Ligën e Kombeve: kështu janë 31 ndeshje radhazi pa humbje, një më shumë se ato të zhvilluara nga Pozzo mes viteve 1935-1939, por në cerekfinakle do të jetë një mission shumë i vështirë.

Një tjetër record, këtë herë intersant, ka të bëjë në fakt me familjen Chiesa. Federico dhe Enrico janë në fakt dyshaj e parë babë-bir që shënojnë në dy edicione të kampionateve evropiane: Enrico e bëri këtë në 14 qershor 1996, kundër Republikës Çeke, Federico (i cili nuk kishte lindur ende në atë kohë) saktësisht 25 vjet e 12 ditë më vonë. Ai i Chiesa Jr është gjithashtu goli i parë në historinë e të kaltërve në kohën shtesë në një Evropian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI