Flash

"Hazard e mbylli Europianin": Belgjika në ankth për De Bruyne

Lapsi.al 28 June 2021
"Hazard e mbylli Europianin": Belgjika në ankth për De

Belgjika u kualifikua në çerekfinale të Euro 2020, pasi eliminoi Portugalinë, por trajneri Martinez është i shqetësuar për dëmtimet e yjeve të tij më të mirë De Bruyne dhe Eden Hazard: mesfushori është dëmtuar pas një kontrasti me Palhinha, ndërsa ylli i Realit kërkoi zëvendësimin menjëherë duke prekur kofshën e tij të djathtë në fundin e ndeshjes. Kontrollet e sotme për dy lojtarët do të përcaktojnë gjithcka, edhe pse nga grumbullimi belg ka më shumë optimizëm për De Bruyne.

Rezultatet e testeve do të mësohen vetëm të martën, vetë Martinez kishte thënë se do të duheshin të paktën 48 orë për të vlerësuar më mirë situatën fizike të të dyve. Nëse problemi i De Bruyne do të ishte i kufizuar vetëm te kavilja, shanset e rikuperimit për të premten do të ishin shumë më të larta, nëse në vend të kësaj do të kishte një problem muskulor - si ai që ka goditur Hazard - gjithçka do të bëhej më e vështirë.

Mesfushori, i goditur fort nga Palhinha në fund të pjesës së parë, u kthye në fushë në pjesën e dytë, megjithatë, ngriti flamurin e bardhë pas disa minutash duke i lënë vendin Mertens. Për Eden Hazard tërheqja erdhi në fund të ndeshjes në Sevilje, duke i kërkuar trajnerit Martinez zëvendësimin, pjesërisht për shkak të lodhjes dhe pjesërisht për shkak të një problemi në kofshën e tij të djathtë.

MARTINEZ: "HAZARD? NUK E DI NËSE RIKUPERON"

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez ka komentuar në lidhje me kalimin e raundit dhe dëmtimet: "Unë nuk e di nëse ata mund të jenë kundër Italisë, na duhen 48 orë për të bërë testet e nevojshme. Hazard ka një problem të muskujve, por për momentin nuk mund ta dimë nëse do të jemi në gjendje ta rikuperojmë atë".

COURTOIS: "PËR HAZARD DUHET NJË MREKULLI"

"Kam frikë se Kampionati Europian për Eden ka mbaruar. Po të jetë një kontraktim do të thotë dhjetë ditë larg fushave. Na duhet një mrekulli. De Bruyne nuk mund të përkulë kaviljen e këmbës", ka shpjeguar portieri belg Thibaut Courtois për gjendjen e dy shokëve të ekipit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI