Flash

Skandal në Angli, tifozët intimidojnë Benitez: "E dimë ku banon, mos firmos me Everton"

Lapsi.al 28 June 2021
Skandal në Angli, tifozët intimidojnë Benitez: "E dimë

Një banderolë me tone intimiduese, për të mos thënë një kërcënim i vërtetë, është shfaqur natën mes të dielës dhe të hënës jo shumë larg shtëpisë në Liverpool të Rafa Benitez, i cili aktualisht po mbyll marrëveshjen për t'u bërë tekniku i ri i Everton. "E dimë se ku banon, mos firmos", është mesazhi i tmerrshëm i lënë në afërsi të shtëpisë së trajnerit spanjoll. Policia e Merseyside po heton çështjen.

Benitez, që në dy sezonet e fundit ka drejtuar në Kinë te Dalian, është gati të kthehet në Premier League për të marrë trashëgiminë e Carlo Ancelottit, por një pjesë të tifozëve të Everton nuk i ka pëlqyer fare zgjedhja e klubit, për shkak të së kaluarës së spanjollit si trajner i Liverpool. Ditët e fundit, parulla të ngjashme ishin shfaqur rreth Goodison Park ("Dëgjoni tifozët, jo Rafas") dhe tani forcat e rendit në Merseyside kanë filluar zyrtarisht një hetim: "Ky mesazh ka shkaktuar shqetësim dhe ankth për banorët vendas, ka thënë detektivi Danner Taylor. Për shkak të gjuhës së futbollit të përdorur ne dyshojmë se ishte i drejtuar Rafa Benitezit, por kush e ka shkruar e ka lënë jashtë shtëpisë së gabuar. Nëse dikush ka informacion se kush e ka realizuar banderolën ose ndihmoi për ta ekspozuar atë, të na informojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI