Flash

Mourinho bën parashikimin për Euro 2020: eleminimi i Portugalisë e Francës e bën më të thjeshtë

Lapsi.al 29 June 2021
Mourinho bën parashikimin për Euro 2020: eleminimi i Portugalisë

"Pa Portugalinë në turne, ndihem i lidhur me Italinë sepse, si trajner i Romës, kam lojtarë në ekipin kombëtar. I uroj më të mirën Leonardo Spinazzolas që po luan shumë mirë dhe Bryan Cristantes që vjen nga pankina". Këto janë fjalët e Josè Mourinho për Times, duke komentuar fazat e fundit të Euro 2020.

Natyrisht, portugezi nuk mund të mos intervistohej me një parashikim të mundshëm të finales së Euro 2020, që me eleminimin nga turneu të Portugalisë e Francës, kampionëve të Europës e botës në fuqi, bëhet edhe më e thjeshtë: "Italia kundër Anglisë në finale do të ishte skenari perfekt për mua", deklaroi Special One. "Unë do të dëshiroja që Harry Kane të merrte trofeun në duart e tij nga Aleksander Ceferin. Nëse ai mund Gjermaninë, unë i shoh ata në Ëembley, në finale". Kohë impenjative për Mourinhon, në fakt, që gjatë fundjavës pritet në kryeqytetin italian për fillimin zyrtar të përvojës së tij të re me Romën.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI