Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Video/ Tronditet Europiani, Zvicra nxjerr jashtë kampionët e botës: Mbappe humb penalltinë që dënoi Francën

Lapsi.al 29 June 2021
Video/ Tronditet Europiani, Zvicra nxjerr jashtë kampionët e

Europiani tronditet dhe lëkundjen sizmike ia jep Zvicra që mposht Francën 8-7 (3-3) pas penalltive, duke eleminuar kampionët e botës e favoritët e mëdhenj për trofeun, për tu kualifikuar në cerekfinale të Euro 2020, ku të premten do të përballet me Spanjën. Në Bukuresht skuadra e Petkovic kaloi e para në avantazh në minutën e 15' me Seferovic, pastaj në minutën e 55' Rodriguez humbi një penallti përballë Lloris. Në dy minuta, mes të 57' e 59' Bleus përmbysën gjithcka me dygolëshin e Benzema. Në të 75' tris i Pogba, që u duk se do të mbyllte ndeshjen, por Seferovic ngushtoi diferencën (81') e në të 90' erdhi 3-3 i Gavranovic, që e coi ndeshjen në shtesë e më pas penallti ku vendosi gabimi i Mbappé.

Një e hënë e paharrueshme zhduk finalistët e Kupës së Botës 2018 nga Evropiani. Por nëse eliminimi i Kroacisë me Spanjën është në rendin e gjërave, ai i Francës favorite me Zvicrën është i bujshëm. Skuadra e Deschamps u duk se kaloi humnerën pasi Ricardo Rodriguez humbi penalltinë që do ta bënte rezultatin 2-0 për Zvicrën në minutën e 55, edhe për shkak se Benzema dhe një Pogba fantastik menduan për të përmbysur situatën. Me rezultatin 3-1, megjithatë, u shfaqën limitet e një ekipi shumë të brishtë në menaxhimin e avantazhit: së pari i pandalshmi Seferoviç (përsëri me kokë) pastaj Gavranovic në të 90' rihapën gjithçka. Dhe këtu as fati nuk luajti notat e Marsejezës: traversë e Coman në minutën e 94, pastaj një gabim i pazakontë i Mbappé në kohën e dytë shtesë, dënuan Francën që përpara penalltive. Përveç daljes nga turneu të favoritëve, ndryshon edhe gara për Topin e Artë, të cilin Mbappé mund ta përshëndesë me qetësi.

Me shumë mundësi, Deschamps ndoshta gaboi kur filloi me një mbrojtje me tre, me një Lenglet në vështirësi, jo vetëm kur u mund nga Seferovic në luftën në ajër, për avantazhin e Zvicrës në të 15'. Franca nisi mirë, duke dhënë përshtypjen e dominimit. Por pasi pësoi një gol, e pati të vështirë të zhvillonte lojën e tij: Petkovic i bëri krahët të parrezikshëm dhe nuk kishte furnizime për Benzema. Shumë më mirë në pjesën e dytë, me Coman për Lenglet dhe kthimin në një mbrojtje me 4.

Por në rikthimin francez nuk ishte faktor vetëm psikodrama e Ricardo Rodriguez, Franca i shtoi cilësinë e individëve të saj. Kombinimi Mbappé-Benzema për barazimin është për kopertinë, ndërsa asist i Griezmann përsëri për qendërsulmuesin e Real, thjesht shkatërrues. E kur në fund ai duhet të dalë për Giroud, diferenca mes të dyve kuptohet qartë. Ajo që i magjepsi të gjithë ishte silura e Pogba që bëri 3-1, me një goditje nga larg zonës në kryqëzimin e shtyllave.

Në këtë pikë, te Zvicra futet në lojë edhe lehtësia e atyre që e dinë se kanë humbur tashmë: ndikimi i zëvendësimeve, veçanërisht i Mbabu dhe Gavranovic, është i jashtëzakonshëm: i pari krosi për Seferoviç golin e 2-3, me qendërmbrojtës që pas Lenglet i bëri figurë të keqe edhe Varane. Në minutën e 90’ ishte radha e Gavranoviç: francezët ishin shumë soditës për t’iu kundërvënë, por ai nxorri nga repertori një të djathtë të çmendur. Pas dhuratës së Mbappé në kohën e dytë shtesë, cështja shkoi te penalltitë: Lloris, përtej pritjes ndaj Rodriguez, konfirmohet si mediokër në pritjen e penalltive. Në vend të kësaj Sommer neutralizoi 11 metërshin e dhjetë, atë të Mbappé. Që shkatërroi ëndrrën e favorites.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI