Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Euro 2020, Angli-Gjermani, sfida pambarim: Suedi-Ukrainë për të mbajtur gjallë ëndërrën

Lapsi.al 29 June 2021
Euro 2020, Angli-Gjermani, sfida pambarim: Suedi-Ukrainë për të

Një çerek shekulli nga takimi i tyre famëkeq në Euro 96, armiqtë e vjetër Anglia dhe Gjermania rinovojnë luftimin në stadiumin Wembley në fazën e 1/8 të Euro 2020, për të përcaktuar një nga dy skuadrat e fundit cerekfinaliste. Tre Luanët morën vendin e parë në Grupi D, duke gjetur përballë Gjermaninë, e dyta në grupin e vdekjes, atë F. Në ndeshjen tjetër, Suedia fituese e Grupit E sfidon një prej të tretave të kualifikuara në Glasgow. Me fushatat e tyre në Euro 2020 që kanë përparuar në mënyrë shumë të ndryshme deri tani, suedezët në formë brilante do të luajnë me një kundërshtar të vendosur në 1/8 edhe me pak fat, me vetëm tre pikë dhe një diferencë negative golash.

GJERMANI - ANGLI

Nuk është se janë pa probleme anglezët, me dyshen Mason Mount dhe Ben Chilwell të detyruar në mënyrë të diskutueshme të vetë-izolohen pasi ranë në kontakt të ngushtë me skocezin Billy Gilmour që rezultoi me Covid, pavarësisht se të dy lojtarët dolën negativ në test. Kështu, Southgate më shumë mundësi nuk do të përfshijë asnjërin, duke qenë se dalin nga karantina ditën e ndeshjes. Southgate nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në frontin e dëmtimeve, duke qenë se Harry Maguire bëri rikthimin e tij kundër Republikës Çeke dhe duhet të mbajë vendin e tij përkrah John Stones. Mbetet e pasigurt nëse Southgate do të zgjedhë një mbrojtje në linjë me tre ose katër në Wembley, por rekordi i tyre difensiv në turne deri tani do të thotë se trajneri i Anglisë nuk ka nevojë të ndryshojë formacion, gjë nga e cila mund të përfitojë Jack Grealish për një tjetër ndeshje si titullar. Bukayo Saka impresionoi kundër cekëve, por mund të mos rrezikohet me të në një ndeshje të këtij niveli e Southgate mund të propozojë përsëri Phil Foden së bashku me Sterling dhe Harry Kane. Gjermania e Loë ka vetëm një shqetësim, në lidhje me dëmtimet pasi Lukas Klostermann nuk ka rikuperuar, ndërsa edhe pse Jonas Hofmann është gati pas problemit në gju, shanset e tij për të qenë titullar janë të pakta. Goretzka e ka vendosur emrin e tij në listë me golin e barazimit në minutën e 84 kundër Hungarisë dhe sipas asaj që mësohet duhet të zëvendësojë Gundogan. Thomas Muller është gjithashtu i rikuperuar dhe mund të marrë vendin e Sane, me Gnabry dhe Havertz që duhet të konfirmohen.

SUEDI - UKRAINË

Nuk ka asnjë motiv që tekniku suedez të ndryshojë formacion. Janne Andersson do ti besojë sërish 4-4-2 tipik edhe në Hampden, por me Berg që do të kthehet të formojë dyshen me Isak, pasi u zëvendësua nga Quaison ndeshjen e fundit. Dejan Kulusevski dhe mesfushori i Bolonjës Mattias Svanberg janë kthyer pas infektimit me COVID-19 dhe anësori i Juventus është kandidat për ta nisur nga fillimi, në mbështetje të me Emil Forsberg që ofron kualitet të jashtëzakonshëm në krah. Në anën tjetër, shqetësimi kryesor i Ukrainës vjen në anën e majtë të sulmit të tyre me tre lojtarë, pasi Viktor Tsyhankov dhe Oleksandr Zubkov kanë dëmtime të lehta. Andriy Shevchenko pritet ta spostojë Malinovskyin përsëri në vijën e parë, ndërsa shpreson që Tsyhankov - shpesh mbresëlënës në kualifikuese - të luajë për të paktën një orë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI