Flash

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

'Rënë nga kaq lart', dështimi flagrant i Francës në Euro 2020: Deshamps tani rrezikon pankinën

Lapsi.al 29 June 2021
'Rënë nga kaq lart', dështimi flagrant i Francës

'Rënë nga kaq lart'. Ky është titulli i zgjedhur nga L'Equipe për të komentuar eliminimin e bujshëm të Francës në Euro 2020, me kampionët e Botës të mposhtur me penallti nga Zvicra në raundin e 1/8 të Euro 2020. Në fund të "një takimi të çmendur, të pabesueshëm", Franca largohet nga turneu evropian, shkruan revista sportive, në fund të "një ndeshje të jashtëzakonshme që do të shënjojë historinë e turneut". Vetëm Franca mund ta humbiste Kampionatin Europian dhe e bëri.

Për herë të parë në 11 vjet, kur ata u eliminuan në fazën e grupeve në Kupën e Botës të Afrikës së Jugut 2010, Franca nuk hyri në tetë më të mirët e një turneu të madh kontinental. E pabesueshme po të mendosh se në vigjilje të turneut ekipi i Deshamps ishte favoriti i qartë për fitoren finale, me sulmin më të fortë të turneut dhe një mesfushë hapësinore. Zvicra ishte fatale, por gjatë gjithë Euro 2020 Franca ishte e luhatshme dhe me mungesë vazhdimësie, me ndezje të papritura gjeniale dhe blackout të pashpjegueshme, të dukshme që në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë.

"Në fund, Le Bleus dhe mbështetësve të tyre u kanë mbetur vetëm sytë për të qarë. Franca, kampionia në fuqi e botës, ishte padyshim ndër favoritët e turneut, por mori një shuplakë të fortë në fund të një ndeshje të çmendur kundër Zvicrës", shkruan akoma L'Equipe. Le Bleus luftuan "për gati një orë kundër një makine të vajosur në mënyrë të përsosur" dhe sapo arritën të përmbysnin rezultatin, "falë hirit të sapo gjetur të disa prej lojtarëve të tyre", ata përfunduan duke u dorëzuar dhe "duke u detyruar të shkonin te penalltitë".

Ndoshta ishte pikërisht vetëdija e ekzagjeruar i të qenit më i forti, në letër dhe në individë, që dërrmoi Francën, që luajti pa dashakeqësinë e nevojshme, e detyruar të ndiqte Hungarinë, Zvicrën dhe Portugalinë. Në tre në katër ndeshje të luajtura. Një dështim i fortë dhe i papritur që në mënyrë të pashmangshme lëkund edhe stolin e Didier Deschamps, që mund të bëhet kurban pas disfatës.

"Unë jam i qetë. Futbolli është i tillë: kur fiton është falë lojtarëve, kur humbet është faji i trajnerit. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje, por duhet pranuar. Më dhemb, por do të ketë të nesërme më të lumtura”, tha tekniku pas eliminimit. Duhet të mbahet mend megjithatë se figura e keqe e 11 viteve më parë i kushtoi Raymond Domenech pozicionin e tij si trajner dhe tani Deschamps gjithashtu rrezikon të djegë kredinë e fituar falë Kupës së Botës në Rusi. Pavarësisht kontratës që skadon në fund të Kupës së Botës Katar 2022, asnjëherë si tani emri i Zinedine Zidane nuk është rikthyer në modë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI