Flash

Eleminoi Francën, Mbappe depresiv: "Trishtim i thellë, vështirë të kthej faqe"

Lapsi.al 29 June 2021
Eleminoi Francën, Mbappe depresiv: "Trishtim i thellë,

"Është shumë e vështirë të kthesh faqe. Trishtimi është i thellë pas këtij eliminimi. Nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë objektivin tonë." Me këto fjalë Kylian Mbappé, komenton në rrjetet e tij sociale, eleminimin nga Kampionati Evropian të Francës, pas goditjeve të penalltive në ndeshjen e 1/8 të Euro 2020 kundër Zvicrës.

Ylli i futbollit francez ka dështuar të shkëlqejë në turneun më të rëndësishëm kontinental, duke humbur madje edhe penalltinë vendimtare, pas 3-3 në kohën e rregullt dhe ato shtesa. "Jam i trishtuar - shtoi ylli i PSG - unë doja të ndihmoja ekipin por nuk munda. Të fle gjumë këto netë do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht këto janë rreziqet e këtij sporti që unë e dua aq shumë. E di që ju tifozë keni mbetur të zhgënjyer, por gjithsesi do të doja tiu falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë besuat te ne. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të tregojmë se jemi edhe më të fortë për ndeshjet e ardhshme. Komplimente dhe fat të mbarë Zvicrës", uroi Mbappe kundërshtarin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI