Flash

Në Belgjikë janë të sigurtë: kundër Italisë De Bruyne do të jetë në fushë

Lapsi.al 29 June 2021
Në Belgjikë janë të sigurtë: kundër Italisë

Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë në ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa shanset që Eden Hazard të luajë në Monako kundër të kaltërve janë 50%. Gazeta belge 'Nieuësblad' ka shpërndarë optimizmin për gjendjen e dy talenteve të kombëtares belge, që dolën të dëmtuar nga ndeshja kundër Portugalisë, në 1/8 e Euro 2020. "Lajmet për ata të dy janë goxha pozitive. Do të jetë një garë me kohën. Do të shohim nga dita në ditë. Është e vërtetë që nëse do të kalonim në gjysmëfinale, ata patjetër që do të mund të luanin. Por sigurisht që ne duam që ata të jenë gati për çerekfinalet", ka deklaruar Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, për gazetën belge.

De Bruyne, që u dëmtua pas një kontrasti me Palhinha në fund të pjesës së parë, u kthye në fushë në pjesën e dytë, megjithatë, ngriti flamurin e bardhë pas disa minutash duke i lënë vendin Mertens. Për Eden Hazard tërheqja muskulare erdhi në fund të ndeshjes në Sevilje, duke i kërkuar trajnerit Martinez zëvendësimin, pjesërisht për shkak të lodhjes dhe pjesërisht për shkak të një problemi në kofshën e tij të djathtë.

Optimizëm ka patur më shumë për mesfushorin e City që në fillim: nëse problemi i De Bruyne do të ishte i kufizuar vetëm te kavilja, shanset e rikuperimit për të premten do të ishin shumë më të larta. Problemi muskulor që ka goditur Hazard është më i vështirë për tu kapërcyer kaq shpejt.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI