Flash

De Boer jep dorëheqjen nga Hollanda: nuk arriti objektivin minimal

Lapsi.al 29 June 2021
De Boer jep dorëheqjen nga Hollanda: nuk arriti objektivin minimal

Rrugët e Frank de Boer dhe ekipit kombëtar të Hollandës janë ndarë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e futbollit Oranje dhe vendimi ka ardhur pas daljes së Hollandës nga Euro 2020 në raundin e 1/8 kundër Republikës Çeke. "Të dy palët janë ndarë me efekt të menjëhershëm - lexohet në shënimin e federatës - De Boer ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë, në linjë me kontratën mes palëve, që parashikonte arritjen në çerekfinale si objektiv. Marrëveshja nuk do të rinovohet".

I prerë edhe ish-tekniku portokalli tashmë, që ka shpjeguar arsyet që e bënë të jepte dorëheqjen: "Vendosa të mos vazhdoj - deklaroi ish trajneri i Interit - Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë. Kur më ofruan të bëhesha trajner i kombëtares mendova se ishte një nder dhe një sfidë. Por unë gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të vinte nga momenti i emërimit tim. Ky presion vetëm është rritur dhe tani kjo situatë nuk është e shëndetshme për mua dhe as për ekipin tim, në funksion të një fushate të rëndësishme për futbollin holandez siç është kualifikimi në Kupën e Botës", përfundoi De Boer, që në Euro 2020 mori tre fitore dhe një humbje: atë fatale.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI