Flash

Video/ Hakmarrje angleze: Gjermania shembet nën golat e Sterling e Kane

Lapsi.al 29 June 2021
Video/ Hakmarrje angleze: Gjermania shembet nën golat e Sterling e Kane

Anglia mposht Gjermaninë 2-0 dhe kualifikohet në çerekfinale të Euro 2020, ku pret fituesin e Suedisë-Ukrainës. Një ndeshje e ekuilibruar e zgjidhur nga aftësia e britanikëve për të shfrytëzuar lojën në krahë: në pjesën e parë Neuer dhe Pickford i thanë jo Sterling dhe Werner, ndërsa në pjesën e dytë u duk se skuadra e Loew pati impaktin më të mirë me ndeshjen, me një super-shpëtim të Pickford në goditjen e fortë të Havertz. Në minutën e 75 ’Sterling e zhbllokoi sfidën, duke devijuar krosimin e Shaw. Rasti që mund të ndryshonte lojën erdhi në këmbët e Mueller, që humbi atë që nuk duhej (81’) përpara se Kane të mbyllte llogarinë (86) me golin e parë të turnout për të.

Kështu, Anglia drejtohet për në Romë, ku do të takohet me fituesin e Suedisë-Ukrainës të shtunën. Gjermania kthehet në shtëpi dhe mund të niset me pushime: me eliminimin në raundin e 1/8, historia mes ekipit kombëtar gjerman dhe Joachim Löw përfundon. Zëvendësuesi i tij do të jetë Hansi Flick.

Askush nuk arrin në çerekfinale nga "grupi i vdekjes": Portugalia dhe Franca gjithashtu janë eleminuar. Anglia kaloi në avantazh me Sterling, në golin e tretë në Euro 2020, praktikisht të tij të gjithë golat që britanikët e Southgate kishin shënuar deri në atë moment në turne. Për të kompletuar misionin mendoi Harry Kane, me golin e tij të parë në këtë Kampionat Evropian (2-0). I përgjigjet kështu kritikave me një gol me peshë sulmuesi i Tottenham që zgjohet atëherë kur Anglisë i duhet më shumë.

Tre Luanët nuk kanë pësuar ende asnjë gol në katër ndeshjet e luajtura deri tani dhe nëse fitojnë në Olimpico do të jenë në gjendje të luajnë në shtëpi gjysmëfinalen dhe finalen e turneut. E ata treguan këtë herë se duan të jenë ndër favoritët kryesore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI