Flash

Video/ "Trofeu është i yti": Xhaka, ja surpriza që i bëri shqiptari trajnerit në konferencë për shtyp

Lapsi.al 29 June 2021
Video/ "Trofeu është i yti": Xhaka, ja surpriza që i

Euforia tek Zvicra, pas kualifikimit përballë Francës kampione e botës është ndjerë tek të gjithë lojtarët. Granit Xhaka, protagonisti absolut, i vlerësuar nga UEFA si lojtari i ndeshjes, ka treguar lidershipin e tij duke befasuar trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, në konferencën për shtyp. Shqiptari i helvetëve hyri në konferencë duke i dhuruar çmimin e fituar si lojtari më i mirë i ndeshjes për trajnerin boshnjako-kroat, duke i thënë: "Trofeu është i yti".

Një gjest i mrekullueshëm saqë kjo video u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë, dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë përballë Spanjën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI