Flash

Fundi i pa lavdishëm i Loew: "Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë"

Lapsi.al 30 June 2021
Fundi i pa lavdishëm i Loew: "Marr përsipër të gjitha

"Padyshim që marr përsipër përgjegjësinë, pa asnjë justifikim. E mendoj se do të duhet pak kohë për të kaluar zhgënjimin." Trajneri, Joachim Loew, largohet kështu nga ekipi kombëtar gjerman pas 15 vitesh dhe, në konferencën për shtyp, është përballur edhe me humbjen e Gjermanisë kundër Anglisë, që i kushtoi skuadrës daljen nga Kampionati Europian. "Unë besoj se kjo skuadër ka një të ardhme të shkëlqyer dhe do të jetë në gjendje të arrijë suksesin që aspiron. I uroj pasardhësit tim Hansi Flick gjithë të mirat dhe të ketë sukses," tha ai.

"Në një periudhë kaq të gjatë, prej 15 vitesh, ka pasur shumë momente të mrekullueshme dhe padyshim edhe zhgënjime", shtoi ai në lidhje me bilancin e tij personal, që gjithashtu edhe triumfin në Kupën e Botës. Loew pastaj përshkroi hidhërimin e përjetuar nga ekipi pas 2-0 me të cilin Anglia u imponua në Wembley: "Askush nuk ishte në gjendje të gjente paqe natën e kaluar. Zhgënjimi dhe goditja për humbjen ishin të mëdha. Unë mendoj se edhe lojtarëve do t'u duhen disa ditë më shumë për ta kaluar".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI