Flash

Xhaka nuk fsheh më asgjë: "Në të ardhmen mund të mësoj italishten"

Lapsi.al 30 June 2021
Xhaka nuk fsheh më asgjë: "Në të ardhmen mund të

Pas fitores kundër Francës, Granit Xhaka del hapur dhe i shkel syrin Romës, me të cilën e lidhin zërat e merkatos. "Të shohim se si do të shkojë, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma, por tani unë jam një lojtar i Arsenalit - shpjegoi mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane -. Pas Kampionatit Evropian do të filloj të mendoj për të ardhmen time. Interesante është të mësosh gjuhë të reja, unë tashmë kam mësuar anglisht, kështu që nuk i dihet kurrë: në të ardhmen mund të mësoj italisht".

Mourinho e ka vendosur atë në krye të listës së tij të preferencave dhe dëshiron t'i dorëzojë çelësat e mesfushës së verdhekuqve, Arsenal është i gatshëm ta lejojë, ndërsa marrëveshja për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës me lojtarin, më i miri në fushë mbrëmjen e eleminimit të Francës, ka kohë që është arritur. Të dy klubet po negociojnë dhe Roma ka dërguar një ofertë prej 12 milion euro plus 3 bonuse te Topçinjtë. Futbollisti kishte një premtim të bërë nga anglezët se nëse do të vinte një ofertë prej 15 milionësh, ajo do të pranohej. Aprovimi i fundit nuk ka mbërritur ende, por vullneti i lojtarit në fund të fundit mund të jetë vendimtar dhe të çojë në mbylljen përfundimtare të marrëveshjes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI