Flash

Juventus- CR7 deri në 2023: zbulimi i bujshëm i rinovimit vjen nga Portugalia

Lapsi.al 30 June 2021
Juventus- CR7 deri në 2023: zbulimi i bujshëm i rinovimit vjen nga

Cristiano Ronaldo është duke negociuar një rinovim të kontratës me Juventusin deri në vitin 2023. Ky është zbulimi i bujshëm i bërë nga transmetuesi televiziv portugez TVI. Vendimi i CR7 buron nga një seri "jo" e marrë nga klube të tjera elitare evropiane, të cilat e kanë bërë atë të rishikojë, së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes, idenë e rinovimit me bardhezinjtë.

Në javët e fundit, në fakt, Mendes ishte përpjekur të transferonte 5 herë Topin e Artë në fillim te Real Madrid, pastaj te Manchester United, ku, megjithatë, vëmendja e momentit është përqendruar te talenti 21 vjecar Jadon Sancho, dhe në fund te Paris Saint-Germain, që, megjithatë, është ende duke u marrë me rinovimin e Kylian Mbappé.

Në këtë mënyrë opsioni i rinovimit me Juventus ishte bërë prioritar. Për shkak të problemeve të Juventusit për të garantuar pagesën e 31 milion euro të pagës së tij, palët janë duke punuar për zgjatjen deri në 2023 të bashkëpunimit, me mundësinë e përhapjes së marrëveshjes aktuale ekonomike në dy sezone.

Ndërkohë CR7 po shijon pushimet, të cilat mbërritën mbase shumë shpejt pas daljes në raundin e 1/8 të Euro 2020, kundër Belgjikës. Katër ndeshjet e para të Portugalisë së tij - tre në grupe dhe një në fazën me eleminim direkt - megjithatë, ishin të mjaftueshme që fenomeni portugez të shënonte 109 gola me ekipin kombëtar, duke barazuar rekordin botëror të iranianit Ali Daei për gola të shënuar në karrierën me kombëtaren.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI