Flash

Një spektatore rrëzon të gjithë ciklistët e Tour de Francë: arrestohet tifozja që shkaktoi incidentin

Lapsi.al 30 June 2021
Një spektatore rrëzon të gjithë ciklistët e Tour de

Spektatorja që me pankartën e saj shkaktoi rrëzimin masiv të ciklistëve në etapën e parë të Tour de France është arrestuar. Sipas të dhënave të ndryshme, ajo është futur në paraburgim në Landerneau. Spektatorja kishte tundur me pakujdesi një tabelë "Allez Opi-Omi", një mesazh për familjen e saj në një përzierje frengjisht e gjermanisht "Forca gjyshe-gjyshi", gjatë etapës së parë të Tour-it duke përfunduar në rrugë dhe duke shkaktuar rënien e dhjetra ciklistëve. Imazhet kanë bërë xhiron e botës.

Menjëherë pas incidentit, e përcaktuar si një "zonë lufte" që kishte shkaktuar 21 të plagosur dhe kishte provokuar tërheqjen e katër ciklistëve, Xhandarmëria i kishte kërkuar njerëzve bashkëpunim në gjurmimin e spektatores, që ishte larguar me shpejtësi. U mblodhën disa dëshmi që ndihmuan policinë të gjurmonte gruan.

E reja rrezikon një gjobë prej 1,500 eurosh dhe burg nëse çiklisti gjerman Sutterlin, i tërhequr pas aksidentit, vendos ta denoncojë atë. Ajo akuzohet për "dëmtime të pavullnetshme dhe shkelje të detyrimit për të respektuar sigurinë dhe kujdesin".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI