Flash

Takojnë familjarët, plasin polemikat: Belgjika në qendër të kritikave për thyerje të rregullores

Lapsi.al 30 June 2021
Takojnë familjarët, plasin polemikat: Belgjika në qendër

Belgjika është përfshirë nga polemikat, përpara ndeshjes cerekfinale me Italinë në Euro 2020. Gjithcka është shkaktuar nga vizitat e familjarëve të disa lojtarëve të ekipit belg, vizita që janë në kundërshtim me izolimin e rreptë të vendosur nga UEFA si pjesë e masave anti Covid. Lajmin që e ka paraprirë gazeta franceze L'Equipe e ka konfirmuar gjithashtu edhe Federata Belge e Futbollit.

Në tentativë të zbusë tonet e debateve të ashpra të ndezura në Belgjikë, e jo vetëm, federata belge ka specifikuar se "takimet me familjarët të lojtarëve në fjalë janë zhvilluar duke ndjekur me rigorozitet rregullat anti-Covid të parashikuara nga protokolli shëndetësor i Uefa-s". Zëdhënësi i ekipit kombëtar belg Stefan Van Loock ka shpjeguar situatën për mediat, por pa bërë emrat e lojtarëve të cilët janë përfshirë në këtë situatë.

Belgjika pas triumfit me Portugalinë, kampione Europe në dalje, është duke u përgatitur për cerekfinalen me Italinë dhe debatet, në kohën kur e gjithë vëmendja është përqendruar në dëmtimet e De Bruyne e Hazard, nuk i shërbejnë aspak objektivit kualifikim të skuadrës së Martinez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI