Flash

Euro 2020, Anglia ka rrugën më të thjeshtë për në finale: Spanja, Italia e Belgjika e luajnë Wembley-n mes tyre

Lapsi.al 30 June 2021
Euro 2020, Anglia ka rrugën më të thjeshtë për në

Ukraina ishte skuadra e tetë dhe e fundit e kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020 dhe tani dorashkat e sfidës janë hedhur nga të gjithë në përpjekje për të mos munguar në takimin e 11 korrikut në Wembley. Sigurisht me llogari të bëra Anglia, pasi u hakmorr ndaj Gjermanisë për atë 96 famëkeqe, ka krahun më të lehtë për të arritur objektivin finale, por skuadra e Southgate është edhe më e favorizuara ndër cerekfinalistët, duke qenë se nëse arrin të kualifikohet në sfidën e Olimpicos në Romë, do të ketë luksin ti luajë në shtëpi gjysëmfinalen e finalen e kompeticionit, duke u konsideruar praktikisht zot shtëpie në Wembley.

ÇEREKFINALET

(P.45) E premte 2 korrik 18:00 / Saint Petersburg

ZVICËR vs SPANJË

(P.46) E premte 2 korrik 21:00 / München

BELGJIKË vs ITALI

(P.47) E shtunë 3 korrik 18:00 / Baku

REPUBLIKA ÇEKE vs DANIMARKË

(P.48) E shtunë 3 korrik 21:00 / Roma

UKRAINË vs ANGLI

Asgjë nuk është e thjeshtë sigurisht dhe prezenca e Republikës Ceke, në vend të Hollandës, në përballjen me Danimarkën është tregues. Por sidoqoftë për Tre Luanët, nëse mundin Ukrainën në sfidën e 3 korrikut, është më komode të ndeshen me fituesin e Ceki-Danimarkë, se të gjente përballë një mes Italisë, Belgjikës, Zvicrës e Spanjës. Ky është edhe krahu më i komplikuar e për fatin e të tre pretendentëve mungon Franca, e eleminuar nga Zvicra. Beteja e vërtetë do të zhvillohet mes Belgjikës e Italisë, por ciladoqoftë ajo që do të shkojë në gjysëmfinalen e 6 korrikut do të gjejnë Spanjën, apo edhe Zvicrën kuotat e të cilëve janë rritur ndjeshëm pas fitores me kampionët e botës.

GJYSËMIFINALE

(P.49) E martë 6 korrik 21:00 / London

FITUESJA (P.46) vs FITUESJA (P.45)

(P.50) E mërkurë 7 korrik 21:00 / Londër

FITUESJA (P.48) vs FITUESJA (P.47)

Kështu nëse në këtë anë asgjë nuk mund të parashikohet me tre ndër katër pretendentë që sfidohen për të shkuan në Wembley, Anglia është më e kuotuara për tia dalë, me synimin e qartë për të sjellë në shtëpi kupën e parë kontinentale…

FINALE

(P.51) E dielë 11 korrik 21:00 / Londër

FITUESJA (P.49) vs FITUESJA (P.50)

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI