Flash

Tallja e Ballës: Listat e deputetëve në PS nuk i bën Edi Rama

Lapsi.al 21 September 2020
Tallja e Ballës: Listat e deputetëve në PS nuk i bën Edi

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka deklaruar se listat e kandidatëve në PS nuk i bën kryetari Edi Rama, por kryesia e partisë.

Balla është shprehur se diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të mbyllura, pasi ato janë tashmë në Kushtetutë.

“Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim për sa kohë janë në Kushtetutë. Koalicionet mund të ndërtohen nga një ose më shumë parti, të cilat janë të detyruara të garojnë në një listë të përbashkët.

Shqipëria ka numrin më të vogël të votave për një mandat. Në Kukës apo Gjirokastër duhet të marrësh 9000 vota, ndërsa në Tiranë 11 mijë vota për një mandat. Kushdo qytetar që ka mbështetjen e 11 mijë qytetarëve në Tiranë ai bëhet deputet.

Nëse nuk e ke mbështetjen e partisë, ti ke mbështetjen e qytetarëve dhe mund ta thyesh listën e partisë. Në PS nuk i bën kryetari i partisë listat. Nuk e di si bëhen në partitë e tjera, por në PS lista vjen pas disa propozimeve në kryesinë e partisë”, - tha Balla.

Të këshilluara

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet p...

20:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI