Flash

Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën/ Dënimi që kërkon prokurori për gruan dhe të dashurin

Lapsi.al 21 September 2020
Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën/ Dënimi që

Prokuroria ka kërkuar burg për jetë për dy autorët e ngjarjes makabër të ndodhur në vitin 2018 në Vlorë.

Pas dy vitesh hetime, Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore, duke kërkuar dënimin më të rëndë për dy autorët e ngjarjes, përkatësisht Hysnie Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin. Kjo masë dënimi e para pas shumë vitesh që kërkohet për një grua.

Krimi i tmerrshëm u regjistrua më 21 janar të vitit 2018, ku humbën jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari.

[caption id="" align="alignnone" width="770"]Prokuroria kërkon burg përjetë për Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallari,  vranë nënë e bir dhe i dogjën Viktimat[/caption]

Ata u gjetën të djegur brenda një dhome e ndarë me shtëpinë dhe fillimisht u duk si një aksident, por ngjarja mori tjetër rrjedhë kur policia zbuloi një mesazh të gruas drejtuar një të riu, i cili më vonë rezultoi të ishte i dashuri i saj.

Mesazhi që e nxori zbuluar gruan ka qenë: “Ç’më bëre, më more në qafë,”- i ka shkruar Hysnia, Kasem Pirjasit.

Kasem Pirjasi, 26 vjeçar, goditi me sëpatë Olsi Hoxhallarin dhe mbyti nënën e tij dhe më pas në bashkëpunim me Hysnien i vunë zjarrin dhomës për të humbur gjurmët.

Pas ngjarjes, policia vuri nën vëzhgim gruan 32 vjeçar, çka zbuloi të vërtetën e krimit të rëndë, duke i arrestuar.

Gruaja deklaroi gjatë seancës ku u njoh me masën e sigurisë se ishte penduar shumë, ndërsa i hodhi fajin për krimin e rëndë të dashurit të saj.

“Ndjehem e penduar se nuk kam kallëzuar krimin, por isha e kërcënuar dhe i druhesha opinionit publik për gjithçka kishte ndodhur. Kasëmi erdhi dhe më tha se mbaroi gjithçka, mbasi kishte vrarë dhe vënë flakën banesës. Më kërcënoi se, nëse do të tregoja, do të më vriste mua dhe fëmijën. Por ndjehem e penduar, që fsheha armën e krimit dhe nuk kallëzova për ngjarjen e rëndë”, ka deklaruar gjatë seancës Hysnie Hoxhallari.

Të këshilluara

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet p...

20:41

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI