Flash

Grenell në Kosovë: Kam ardhur me njeriun që ka një çek të madh për ju

Lapsi.al 21 September 2020
Grenell në Kosovë: Kam ardhur me njeriun që ka një

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell foli për mediat pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

“Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam këtu bashkë me shumë shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje? Ai është njeriu i parave. Ai e ka sjellë një çek të madh. Në fakt ende jo, por do ta sjellë” – tha Grenell duke iu referuar Adam Boehler, Shef Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-ve.

"Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaçi për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, - tha ai.

“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qiranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryejë fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha: “Tani shko zbatoje”. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset”, - përfundoi Grenell. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI