Flash

Ish-deputeti i PS-së rrëfen ditët me Covid: Për herë të parë në jetën time kam prekur fundin

Lapsi.al 21 September 2020
Ish-deputeti i PS-së rrëfen ditët me Covid: Për herë

Në lidhjes me Skype Fatmir Toçi, ish-deputeti i PS, njëherazi edhe botuesi i Toenës, ka treguar për emisionin Rudina vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19.

Fatmiri ka qëndruar 11 ditë i vetëkarantinuar në shtëpi dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi nga të cilat 33 ditë ka qenë në reanimacion (terapi intensive). Tani ai është në fazë rekuperimi në shtëpinë e tij në plazh në Qerret, por ende i dobët nga shëndeti. Ka vështirësi për të ecur gjatë dhe lodhet shpejt.

“Në shoqerinë shqiptare por edhe në Ballkan nuk kanë ende një vlerësim sa duhet dhe ka një neglizhencë kur bëhet fjalë për masat që duhen marrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të afërmit.

Përvoja ime ka qenë e veçantë në raport me secilin përvojë që kam kaluar. Duke e nisur edhe nga unë vetë me një neglizhencë të tillë e fillimit sepse kjo duket një gjë e lehtë e mund të kalohet në shtëpi etj.

Duke neglizhuar në këtë mënyrë vjen ajo që unë mendoj se është një këshillë për të gjithë shqiptarët vajtja me vonesë në spital dhe infermierët nuk kanë se çfarë të bëjnë më.

Ndejta 50 ditë i shtruar tek Shefqet Ndroqi dhe në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës që edhe vetë mjekët më entuziastë apo të sigurtë në profesionin e tyre, kanë menduar në një moment që nuk kanë se çfarë bëjnë më për mua.

Por ky ishte vullneti i Zotit që deshi, të rikthehem dhe të ndodhem në shtëpinë time në një fazë rikuperimi që është shumë e nevojshme për këtë gjë”, është shprehur Fatmiri gjatë lidhjes direkte.

Të këshilluara

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI