Flash

Ambasadori britanik: Ngritja e Byrosë së Hetimit, lajm i keq për ata që s'respektojnë ligjin

Lapsi.al 21 September 2020
Ambasadori britanik: Ngritja e Byrosë së Hetimit, lajm i keq për

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj. Ata diskutuan në lidhje me vijimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e rolit të Byrosë për të bërë të mundur këto procese.

Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se ngritja e BKH-së është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.

“Ishte një takim i mirë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ngritja e BKH-së është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin”, shkruan Norman.

Të këshilluara

Sekuestrohen pasuritë e Kelmend Balilit

SPAK sekuestron rreth gjysmën e pasurive të Kelmend Balilit. Njoftimi  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcak...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI