Flash

Rama tjetër premtim për rritjen e pagave për mjekët e infermierët: S’dua të flas për shifrën finale, por do arrijmë në 40%

Lapsi.al 21 September 2020
Rama tjetër premtim për rritjen e pagave për mjekët e

Edi Rama teksa inspektonte maternitetin e ri të Beratit në një bashkëbisedim me stafin shëndetësor ka bërë një tjetër premtim për rritjen e pagave.

Rama nuk ka dhënë shifër finale se sa do të rriten pagat, por theksoi se qeveria po përpiqet që kjo rritje të arrijë në 40%. Po ashtu ai zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me atë të mësuesve.

Ai theksoi se Shqipëria të paktën në rajon do të ketë paga të mjekëve e infermierëve të krahaueshme me vendet fqinje.

”Më në fund u mbyll dhe kjo plagë e madhe që kishte Berati. Janë projekte cilësore me standarde europiane. Ajo që ma ha mendja, qershia mbi tortë janë pagat e mjekëve dhe infermierëve.

Do jetë ndërhyrje e fortë, dhe rritje e konsiderueshme. S’dua të flas për shifrën finale por besoj që do arrijmë në 40%. Faktikisht po e konludojmë këto ditë, se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve. Dhe plotësojmë dhe një zotim të mbarë që do të kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar për pagat e mësuesve, duam të arrijmë atje. Sa i përket mjekëve dhe infermierëve aq më tepër në kushtet aktuale, në kushte komplekse. Mos ketë pagë inferiore, në krahasim me pagat në Itali e Gjermani. Aty po ka paga më të larta, por edhe taksa më të larta. Por edhe duke financuar ata që janë atje ku janë. S’ka pse të ketë diferencë mes pagës suaj dhe pagës së bonusit. Do mbetet diferenca. Por ata që jetojnë aty ku banojnë do kenë një pagë shumë më të mirë. S’besoj që jemi më në vrap me kohën, sigurisht që e mira s’ka fund. Të paktën vendosim për një pagë dinjitoze, së paku në krahasim me rajonin.”- tha Rama.

 

Të këshilluara

Sekuestrohen pasuritë e Kelmend Balilit

SPAK sekuestron rreth gjysmën e pasurive të Kelmend Balilit. Njoftimi  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcak...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI