Flash

(VIDEO) Si e kujton Rama tërmetin e shtatorit, në 1-vjetorin e ngjarjes së tij

Lapsi.al 21 September 2020
(VIDEO) Si e kujton Rama tërmetin e shtatorit, në 1-vjetorin e

Edi Rama ka përkujtuar sot një vit më pas tërmetin e 21 shtatorit ku qindra familje pësuan dëme të shumta materiale, ndërsa një pjesë e mirë e tyre mbetën pa shtëpi.

Përmes një videoje postuar në facebook, Rama ka bërë një përmbledhje të situatës, ku bëhet e ditur se të gjitha familjet që mbetën pa një shtëpi, janë strehuar në shtëpitë e tyre të reja.

Pyetja që lind është: Nëse do ishin kujdesur më herët në kohë për banesat e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i shtatorit, a do ishte pak me fatal në jetë njerëzish dhe dëme materiale tërmeti i nëntorit?

E ndërsa pyetje si kjo as nuk mund të ngrihen nga video e propagandës qeveritare, nuk duhet të harrojmë furtunën e akuzave për neglizhencë ndaj qeverisë, 1 vit nga ngjarja që paralajmëroi tragjedinë.

Kryeministri e shoqëron publikimin e videos me mbishkrimin: “Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”

65 familje nga Baldushku, Farka, Petrela, Zall Basatri, Bërzhita, Peza jetojnë tashmë në shtëpitë e reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës me fonde të donatorëve. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI