Flash

Ligj i ri në Gjermani/ 2 vjet burg për ata që fotografojnë vajzat poshtë fustanit

Lapsi.al 20 September 2020
Ligj i ri në Gjermani/ 2 vjet burg për ata që fotografojnë

Të fotografosh një vajzë poshtë fundit do të dënohet me dy vite burg në Gjermani. Sipas “Deutsche Welle”, ky është projektligji i ri që kaloi përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani dhe u miratua nga Asambleja Federale dhe nga Asambleja e Shtetit. Megjithatë, mbrojtësit e të drejtave të grave paralajmërojnë se masa nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë fund abuzimit seksual. Sipas legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Ulët e Bundestagut, krimi do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

“Të fotografosh një grua poshtë fundit apo në zonën e bustit pa pëlqimin e saj, është një shkelje e turpshme e privatësisë”,- tha Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Fotot ose videot e pa kërkuara të bustit dhe të zonave gjenitale, më parë janë ndëshkuar vetëm si një shkelje administrative ndaj së cilës vihej gjobë”, - shtoi ajo. Jan-Marco Luczak, zëdhënësi i politikës ligjore për koalicionin qeveritar të Gjermanisë, shtoi se veprime të tilla sulmi janë poshtëruese, lënduese dhe shpesh kanë një ndikim të gjerë psikologjik mbi viktimën.

Ligjvënësit të Premten gjithashtu miratuan legjislacionin i cili e bën të paligjshme fotografimin ose filmimin e atyre që janë vrarë në aksidente. Sipas ligjit të ri, krimi do të dënohet gjithashtu me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Disa janë skeptikë se legjislacioni në të vërtetë nuk do t’i ndalojë njerëzit të bëjnë video ose foto të tilla pa pëlqimin e vajzave.

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI