Flash

ARD: OSBE në krizë të thellë, Rama u shpërfill nga Lukashenko

Lapsi.al 20 September 2020
ARD: OSBE në krizë të thellë, Rama u shpërfill nga

ARD, televizioni publik gjerman shkruan për një “krizën të thellë drejtimi” që ka kapluar prej disa muajsh OSBE-në dhe vëren që Berlini ka propozuar një “peshë të rëndë”, diplomaten Helga Schmidt e cila aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Shërbimit Diplomatik me Bashkimin Europian.

Qeveria gjermane synon qe zonja Schmidt të zërë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së që mbahej deri vonë nga zvicerani Thomas Greminger. Prej mesit të muajit korrik ka skaduar mandati i Greminger dhe 57 vendet anëtare nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tij.

“Pa këtë udhëheqje, organizata nuk mund të shfrytëzojë plotësisht aftësitë e saj për të ndërmjetësuar para dhe mbi të gjitha në prapaskenë. Për më tepër, Shqipëria, e cila ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, do të mbajë karrigen deri në fund të vitit".

ARD bën kritika të forta edhe për Edi Ramën i cili mban postin e kryetarit te radhës.

“Kjo vihet re, për shembull, në rastin e Bjellorusisë. Presidenti i tij i diskutueshëm Aleksandër Lukashenko shpërfilli ofertën dhe vizitën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në funksionin e Kryetarit në detyrë të OSBE. Lukashenko hodhi poshtë sugjerimin e ndërmjetësimit të OSBE në konfliktin me protestuesit. Gjithsesi ai nuk u përgjigj në telefon edhe kur e kërkoi kancelaria Merkel.

Rama nuk mund të frenonte apo t’i jepte zgjidhje krizës pasi nuk kishte lidhje e ndikim në shtetet anëtare të OSBE-së. Madje Lukashenko i Bjellorusisë e injoroi duke mos i pranuar vizitën edhe pse Rama do të shkonte me mantelin e OSBE-së dhe jo të qeverise shqiptare” - thuhet në shkrim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

Parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore n...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI