Flash

PD çon në SPAK kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin

Lapsi.al 20 September 2020
PD çon në SPAK kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Bashkë me Tërmet Peçin, PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, ka akuzuar edhe Zamir Dedejn, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura.

4 akuza i janë ngarkuar Peçit dhe Dedejt: Shpërdorim i detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike , vepra penale kundër mjedisit.

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre. Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht këtë. Sipas PD-së, ato nuk mund të preken sipas interesave të zyrtarëve të korruptuar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore n...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI