Flash

Denoncimi për shtëpinë e rrënuar nga tërmeti: Më zvarrisin duke më thënë se kam dy banesa

Lapsi.al 20 September 2020
Denoncimi për shtëpinë e rrënuar nga tërmeti: Më

Zvarritja nëpër zyra dhe mosdhënia e një zgjidhjeje për hallin që kanë, i ka lënë shumë banorë të Bubqit në Krujë në mëshirë të fatit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Banori Behar Kallaku, të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe që ekspertët e kanë nxjerrë për shembje, nuk po gjen zgjidhje në institucionet shtetërore. Në takimin që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ai shprehet se në bashkinë Krujë i thonë se ka dy shtëpia, por që në fakt ka vetëm një.

Mosgjetja e një zgjidhjeje përfundimtare vetëm sa ia ka shtuar stresin, pasi ai thotë se me djalin e paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike, nuk e përballon dot situatën me financat që ka.

Behar Kallaku: Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që t’i disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?

Behar Kallaku: Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu.

Oriola Pampuri: Domethënë ju në dokumentacion keni vetëm një shtëpi?

Behar Kallaku: Vetëm një shtëpi! Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne!

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore n...

10:41

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI