Flash

PD: Veliaj mori 25 milione euro për shkolla por i përdori për fasadë

Lapsi.al 19 September 2020
PD: Veliaj mori 25 milione euro për shkolla por i përdori për

Partia Demokratike deklaron se java e parë e shkollës ishte tregues i dështimit dhe se qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie.

Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.

Rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Albana Vokshi: ”Kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit.  25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë.

Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10  shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa  dhënë askush llogari ku shkojnë.

Sipas PD-së në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë

Albana Vokshi: “Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.

Gjimnazi “Ismail Qemali”,  ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.

Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar

Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.

Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.

Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.

Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.

Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid. “

PD nënvizon sërish thirrjen se për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv dhe të lihet mënjanë propaganda demagogjike.

“Nuk është një investim i madh në para, janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin “ tha Albana Vokshi në një deklaratë për median.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Elbasan

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Ish Metalurgjiku. Burime zyrtare konfirmuan se një fuoristradë ka goditur një autoveturë dh...

09:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI